3
|
Purrinj të mëdhenj të copëtuar
|
2
|
Lugë gjelle majdanoz
|
Kripë ,piper
|
|
2
|
Lugë gjelle vaj ulliri
|
660 ml
|
Ujë
|
1
|
Vezë
|
300 gr
|
Miell
|
- Në një tigan të lyer me pak vaj vendosni purrinjët për tu zbutur e më pas ia shtoni edhe kripën, piperin dhe majdanozin, më pas përzieni.
- Lini masën të ftohet e në ndërkohë përgatiteni brumin.
- Në një enë përizeni miellin, vezën, dhe 440 ml ujë për të bërë brumin, ngjashëm me brumin e palpetave.
- Merrni një enë të thellë, derdhni vaj sa për ta mbuluar bazën dhe hidhni ¾ e brumit mbi vaj. Pastaj spërkatni me purrinj mbi brum.
- Brumin e mbetur bashkojeni me 220 ml ujë dhe përzieni mirë për ta holluar brumin dhe pastaj derdheni tek tepsia.
- Vendoseni piten me purrinj për tu pjekur në fund të furrës për 30 minuta në temperaturë 180 gradë C.
- Pastaj lëvizeni brumin në mes të furrës dhe lini të pjeket edhe për 15 minuta të tjerë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.