Pirlo i lumtur që e fitoi trofeun e parë si trajner

Opoja.net Opoja.net Sport

Andrea Pirlo është shprehur shumë i lumtur që e ka fituar trofeun e parë si trajner, pas fitores së Juventusit 2:0 në finale të Superkupës së Italisë kundër Juventusit të mërkurën.

Cristiano Ronaldo e theu akullin duke shënuar me fat nga një top i kthyer nga rivënia nga këndi, para se Lorenzo Insigne ta humbiste penalltinë.

Kur Napoli po sulmonte me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin në çastet e fundit, Alvaro Morata shënoi për ta dyfishuar epërsinë e Juves në një kundërsulm.

Pas ndeshjes, Pirlo – i cili e mori drejtimin e bardhezinjve në fillim të këtij sezoni – tha se fitimi i trofeut si trajner të jep ndjesi më të mirë sesa ta bësh si lojtar.

“Ndihem shumë i lumtur. Ta ngre trofeun e parë si trajner është ndryshe, mendoj se më mirë sesa si lojtar, sepse jam duke e udhëhequr një skuadër të madhe në një klub historik. Është diçka e mrekullueshme”, tha Pirlo.

“Ne deshëm ta dëshmonim se nuk jemi ai ekipi që u pamë kundër Interit, prandaj kur luan me grit, përkushtim dhe qëndrim, i ndjell fat vetes”, shtoi ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-