Petulla me patate

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kuzhina
3-4
Patate të madhësisë mesatare
1
Qepë
1
Vezë
¼
Lugë çaji sodë buke (opsionale)
Kripë për shije
Piper i zi
½
Gotë miell
  1. Fillimisht qëroni patatet dhe copëtoni. Thajeni niseshten e lëngshme të tepruar në fund të enës.
  2. Copëtoni qepën dhe hudhrën. Copëtoni imët majdanozin dhe kombinoni të gjithë përbërësit në një enë për përzierje.
  3. Nëse doni që petullat të jenë më të forta mos e përdorni sodën e bukës, përndryshe shtoni sodën e bukës ashtu që petullat të jenë më të fryera.
  4. Ngroheni në një tigan vajin dhe shtoni një lugë të mbushur me masë dhe jepni formën e dëshiruar.
  5. Skuqni në të dyja anët në mënyrë të barabartë e më pas vendoseni në një pjatë shërbimi. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-