Petrit Selimi: Jam i sigurt se do të ishim më mirë sikur të dëgjonim aleatët

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Listës Serbe që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Selimi ka thënë se Serbia nuk dëshiron një marrëveshje ku Kosovë do të ecë përpara, të njihet dhe të afrohet me NATO-n.

Tutje, ai ka thënë se Serbia do të provokojë dramë dhe do të prodhojë krizë.

Po ashtu, ish ministri i Jashtëm ka deklaruar se, Kosova do të ishte më mirë sikur do të dëgjonte këshillat e aleatëve tanë më të mëdhenj.

“Serbia nuk dëshiron një marrëveshje ku Kosova të ecë përpara, të njihet dhe të afrohet me NATO-n. Do të provokojë dramë dhe do të prodhojë krizë. Por jam i sigurt se do të ishim më mirë vetëm të dëgjonim këshillat e aleatëve tanë më të mëdhenj dhe të përqendrohemi në interesin tonë kombëtar për t’u bashkuar me NATO-n”, ka thënë Selimi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-