Ramazani është muaji i rritjes shpirtërore, mirëpo ky muaj paraqet edhe rritjen mentale dhe emotive. Në vijim gjenden pesë përfitimet e agjërimit:
1. Agjërimi rrit sinqeritetin ndaj Allahut dhe sjell fatin e vërtetë
Siç kam përmendur në librin tim “Si të jesh musliman i lumtur”, inshaAllah burim i vërtetë i lumturisë paraqet marrëdhënia jote me Allahun, që bazohet në adhurimin e Tij.
Agjërimi paraqet një ibadet të veçantë. Allahu i Madhëruar në një hadithi kudsi thotë: “Agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për të.”
Dijetarët Islam kanë dhënë shumë mendime përse Allahu i Madhëruar thotë që agjërimi është i Tij. Disa thonë se agjërimi nuk mund të ekspozohet, dhhe vetëm Allahu i Madhëruar e kush në të vërtetë agjëron. Të tjerët thonë, fjalë ‘vetëm i imi’ ka për qëllim të theksoj se agjërimi është ibadet mjaftë i dashur tek Allahu i Madhërishëm.
Agjërimi është i rëndë dhe dëshmon besimin tuaj të sinqertë në Allahun e Madhërishëm. Hulumtimet psikologjike dëshmojnë se sjelljet tona tregojnë karakterin tonë, ndaj agjërimi është ai që na formon si besimtarë të sinqertë.
2. Agjërimi shton vetë-respektin
Vetë-respekti është ajo që ne ndjejmë në vete, ndjenja jonë e vlerës. Vetë-respekt i madh ka ndikim të drejtpërdrejtë në lumturinë tonë të brendshme.
Agjërimi i komplet muajit Ramazan është e arritur e madhe. Ngase për çdo ditë kur përfundojmë agjërimin me iftar, me ndjejmë një fitore të madhe. Jo vetëm që i jemi nënshtruar urdhrit të Allahut të Madhëruar, por ne i nënshtrojmë epshet tona fizike. Duhet pas mendim të mirë rreth vetes ngase jetojmë që të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, në vend të kësaj jete materialiste të cilën e zgjedhin shumica e njerëzve.
“Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).” [El-Kehf, 46]
3. Agjërimi shton ndjenjën e falënderimit
Përjetimi i periudhave të gjata në uri dhe etje, na jep të kuptojmë çfarë begatie na është dhënë në ushqim. Falënderimi është një mirësi e rëndësishme psikologjike, në arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar.
O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë! [El Bekare, 172]
“…por kënaqet me ju, nëse e falënderoni…” [ez-Zumer, 7]
4. Agjërimi shtonë marrëdhëniet tina shoqërore
Hulumtimet psikologjike dëshmojnë se marrëdhëniet pozitive shoqërore janë të domosdoshëm për shëndetin emocional. Islami na nxit në iftare të përbashkëta. Agjërimi shton ndjenjën e bashkësisë për ummetin tonë. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ues-sel-lem na nxit në iftare të përbashkëta me fjalët: “Kush i përgatit iftar agjëruesit, do ta ketë shpërblimin e agjëruesit ndërsa këtij nuk i pakësohet asgjë.”
5. Agjërimi e shtonë vetëdijen dhe vetëkontrollin tonë
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ues-sel-lem ka thënë: ‘Kush nuk eviton fjalët dhe veprat e këqija, nuk ka nevojë të privohet nga ushqimi dhe pija.”
Agjërimi konsiston në vetëkontrollin e asaj që themi dhe veprojmë. Është normale që të ndjejmë dobësi kur agjërojmë për shkak të nevojave tona biologjike. Por vetëdija e atyre ndjenjave na ndihmon në vetëkontroll.
Vetëdija është një gjendje e rëndësishme psikologjike meqë na ndalon nga veprimet e papëlqyeshme për të cilat më vonë do të pendoheshim. Vetë-kontrolli është cilësi e njerëzve të pjekur dhe shëndosh emotiv.
kujtesë e përfitimeve psikologjike nga agjërimi do të na ndihmon që agjërimin ta duam akoma më tepër.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.