Përzieni tregtinë tuaj me sadaka

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Ed’hem Sherkavi

Transmeton Kajs ibn Gareze (r.a.), se Pejgamberi (savs), kishte kaluar pranë tregut dhe i kishte parë njerëzit dukebërë tregti, me atë rast ai u kishte thënë atyre:

“O tregtarë, shitblerja shoqërohet me fjalë
të kota dhe me betim, andaj përziejeni atë me sadakë.”
(Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nasaiu dhe Ibn
Maxhe)

Njerëzit janë njerëz në çdo kohë, edhe
tregjet janë tregje në çdo kohë, kështu që ka tregtarë, të cilët e përdorin
betimin për t’i shitur mallrat e tyre, si edhe blerës të cilët janë të gatshëm
të argumentojnë pafund, të shtyhen në pazar gjatë blerjes, dhe këto janë gjëra
të jetës pa të cilat tregtia as që mund të imagjinohet. Prandaj, Pejgamberi
(savs), i udhëzoi tregtarët në atë që do t’ua pastronte pasurinë (fitimin)e
tyre, e ajo është bamirësia në formë të sadakës.

Betimi i tregtarëve të përmendur në
hadith, është betim i sinqertë dhe i vërtetë, kurse sadaka këtu është shpagim për
përdorimin dhe përmendjen e emrit të Lartësuar të Allahut në shitblerje, edhe
nëse betimi është i vërtetë. Ndërsa sa i përket betimit tërrejshëm, ai është
mashtrim, dhe kush na mashtron ai nuk është prej nesh.

Prandaj, nëse jeni tregtar, jepni lëmoshë
në fund të ditës së punës, për të qenë shpagimi juaj për biseda boshe, betime
dhe debate që ndodhin gjatë shitëblerjes, gjë që është e natyrshme të ndodhin.
Dhe nëse bëni një biznes të mirë dhe realizoni një fitim, lini mënjanë të
paktën një shumë të vogël të parave në emër të sadakës, e cila do të ju
llogaritet si shpagim dhe pastrim i pasurisë nga gjithçka e papërshtatshme që
ka ndodhur gjatë tregtisë. Madje, edhe nëse nuk ndodh asgjë nga këto, gjë që shumë
rrallë mund të ndodhë, jepnisadakë në shenjë mirënjohje ndaj Allahut, sepse me
mirënjohje begatitë mbijetojnë dhe zgjasin.

Nëse jeni nëpunës, ndajeni mënjanë një
shumë të caktuar të parave në emër të sadakës kur ta merrni pagën, dhe
llogarisni atë si shpagim për të gjitha lëshimet që keni pasur gjatë kryerjes
së punës, sepse ne të gjithë jemi njerëz dhe të pakujdesshëm, dhe kështu i
bëjmë disa gjëra me më pak cilësi se sa duhet, ose vonohemi në punë, ose
largohemi nga puna më herët se zakonisht, kështu që sadaka juaj le t’i pastrojë
lëshimet që kanë ndodhur në punë. Madje, edhe nëse jeni të disiplinuar dhe
preciz sikurse ora, dhe efikas si makina, që rrallë ndodh, sadaka juaj le të
jetë falënderim për Allahun që keni punë, për derisa përreth jush ka një mori
njerëzish që ankohen për papunësi.

Ndër thëniet më të bukura të hz. Omerit (r.a.),
e cila konfirmon zgjuarsinëdhe largpamësinë e tij, është edhe kjo: Unë nuk i kërkoj ushqim Allahut, sepse
Ai furnizimin tashmë e ka ndarë, por unë i kërkoj bereqet në furnizimin që Ai ma
ka caktuar. Dhe asgjë nuk sjell bereqet në furnizim dhe në pasuri sikur sadaka,
prandaj bëjini pasuritë tuaja të bereqetshme dhe të bekuara.“

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-