Më 20.11.2009, filloi së funksionuari xhamia e re në Bresanë.
Ndonëse ndërtimi i saj kishte filluar në Gusht të vitit 2002… Më 2006 u ndërtuan muret dhe kubetë…
Nga një iniciativë, gjatë dy muajve: Tetor – Nëntor 2009, u lyen muret e brendshme. Ndërsa muret e jashtme, përveç lyerjes edhe u izoluan. U vunë dyret dhe dritaret…
U bë e gatshme vetëm salla e madhe për tu falur xhemati. Punimet e tjera që u kryen viteve vijuese me shumë sakrificë:
1. Katër minaret. 2. Dhomat e bodrumit dhe banjot. 3. Pushimorja dhe shadërvani.
4. Rrethoja e oborrit. 5. Gjelbërimi i oborrit dhe kubëzimi. 6. Hapja e rrugës alternative. 7. Rrjeti alternariv i ujësjellësit.
8. Futja e rrjetit elektrik nën dhé…, etj.
Urime 10 vjetori i xhamisë së re!
Dashtë Allahu xh.sh. që t’ia shohim hajrin ne, si dhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh.
Me respekt: Kasam Muhameti 20.11.2019 Bresanë, Dragash
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.