Sot (12 dhjetor) është bërë përurimi i shtëpisë së të moshuarve në fshatin Gjinoc të Suharekës e cila është finalizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Në inagurimin e kësaj shtëpie pjesëmarrës janë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u.d i kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryetari i qytetit të Skenderajit, Bekim Jasharaj, njofton SuharekaOnline.
Investimi i kësaj shtëpie është rreth 2.3 milion euro.
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në koordinim me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë bërë të ditur se kjo shtëpi do të fillojë me 100 persona edhe pse kapaciteti i kësaj shtëpie është më i madh, përfshinë vendosjen e 250 personave.
Rikujtojmë se ndërtimi i kësaj shtëpie kishte filluar në fund të muajit maj të vitit 2019.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.