Përsëri do të përleshen qentë, kërkesë urgjente për Haradinajn

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Dhjetorin e vitit të kaluar në Kuk ishte organizuar një garë e madhe e përleshjes së qenve të Sharrit, ku ishin mbledhur qindra shikues raporton opojasot.com.

Ndërsa këto ditë ka nisur nënshkrimi i një peticionin me të cilin synohet që të ndalohen garat e përleshjes mes qenve, që po organizohen edhe nëpër disa komuna tjera të Kosovës.

Nismëtarët e kësaj iniciative kërkojnë urgjentisht nga kryeministri Ramush Haradinaj që të ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë akt mizor dhe të kërkojë nga Policia e Kosovës që të marrin masa kundër organizuesve të ndeshjeve me qen dhe abuzimit me qentë për ndeshje.

Në këtë peticion bëhet e ditur se ndeshja me qenë e radhës do të zhvillohet në Firaj më 17 dhjetor të këtij viti.

Më poshtë e gjeni të plotë kërkesën për nënshkrimin e këtij peticionin dhe linkun se ku mund ta nënshkruani

URGJENTE: Ndeshja me qen e rradhës do të zhvillohet në Firaj/Kosovë më datë 17 dhjetor 2017

Ne kërkojmë nga Kryeministri, z. Ramush Haradinaj, ta ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë akt mizor dhe t’i udhëzojë të gjitha forcat e policisë që të marrin masa kundër organizuesve të ndeshjeve me qen dhe abuzimit me qentë për ndeshje!

Në vend që akte të tilla mizore të tolerohen, akte të cilat kanë ndikim në mendjet e njerëzve dhe gatishmërinë e tyre për ta pranuar vrasjen e qenieve të gjalla, ne i kërkojmë z. Kryeministër që të rishikojë një ligj për mbrojtjen e kafshëve, ku dënohet rëndë çdo rast mizorie ndaj kafshëve dhe çdo organizim i tillë.

Ndeshjet me qen janë “sport” gjaku, ku dy qen ndërsehen kundër njeri-tjetrit në një vend për ndeshje dhe ku detyrohen ta shqyejnë copash njeri-tjetrin në një dyluftim vdekjeprurës për “argëtim” dhe përfitim monetar të spektatorëve që vënë baste – gjë e cila në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ilegale. Gjithashtu pjesëmarrja në ndeshjet me qen konsiderohet si vepër penale në çdo shtet të civilizuar. Edhe në Kosovë nuk duhet të lejohet diçka e tillë dhe me ndihmën tuaj ne mund të luftojmë për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

I detyrojnë që të ndeshen dhe i lenë të ngordhin:

Qentë janë qenie bashkësie tejet shoqërore dhe kanë nevojë si edhe meritojnë dashuri, vëmendje dhe ushtrim. Ata ndjehen mirë në një ambjent që ofron shoqërinë e qenve të tjerë dhe të personave kujdestarë. Qentë që përdoren për ndeshje mbahen të lidhur me zinxhirë, janë objekt talljeje dhe gati lihen të ngordhin urie në mënyrë që të zhvillojnë instinkte ekstreme mbijetese që t’u inkurajohet agresiviteti.

Çfarë ndodh te ndeshjet me qen:

Ndeshjet me qen kanë tendencën të jenë shumë sekrete. Informacioni për vendin e zhvillimit shpërndahet gojarisht ose me të dëgjuar ose përmes internetit. Pjesëmarrësit mund të mblidhen në një vend dhe të zhvendosen masivisht në një vend tjetër, në mënyrë që as ata vetë të mos e dinë se ku kanë për të shkuar, deri në momentin e mbërritjes në vend. Shtëpi të braktisura, garazhe, markete dhe fusha shërbejnë si vende ku zhvillohen ndeshjet me qen – vende të cilat mund të evakuohen shpejt në rast kontrolli të papritur policor.

Qentë vlerësohen sipas “guximit” të tyre, aftësisë për të vazhduar ndeshjen edhe pasi dhembjet dhe humbja e gjakut u kanë shkaktuar gjendje shoku.

Qentë e lënduar shpesh nuk trajtohen pas marrjes së plagëve dhe si pasojë ngordhin mes dhembjesh e në agoni.

Ndeshja me qen e rradhës në Kosovë do të zhvillohet në Firaj, më 17 dhjetor 2017, te restorant ‘Kantina’, në orën 10:00 – firmos për ta parandaluar!

A do të më bashkëngjiteni duke e firmosur këtë peticion, duke ndihmuar që këta persona të vihen para drejtësisë?/Opoja Sot

Nënshkruani KËTU:

Më poshtë po u sjellim një sekuencë të përleshjes së qenve në Kuk vitin e kaluar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-