Ka hyrë në javën e dytë protesta e banorëve të fshatit Blaç, nën dirigjimin e të cilëve as nxënësit nuk e kanë mbajtur procesin mësimor, raporton KTV.
Ata po këmbëngulin që pozita e mirëmbajtësit të shkollës t’i trashëgohet djalit të ish-mirëmbajtësit, i cili ka vdekur ditë më parë.
Ndonëse janë ngritur të gjithë për ta përkrahur Labinot Tahirin, vendimi është marrë në favor të Nderim Ejupit, për të cilin banorët përsërisin se është miku i kryetarit të Dragashit.
E dinë që fëmijëve të tyre po u bëjnë keq por janë të vendosur t’i shkojnë çështjes deri në fund.
Në drejtorinë komunale të arsimit, është mbajtur një takim me përfaqësues të shkollës dhe policisë, ku është apeluar që mësimi të fillojë nga nesër.
Këtë thirrje nuk e kanë dëgjuar prindërit, pasi askush nga ta nuk ka qenë i ftuar në takim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.