Me një ceremoni solemne në komunën e Dragashit është përkujtuar rënia heroike e kolonelit Hysein Kutlu, anëtar i KFOR-it Turk në Kosovë gjegjësisht në rajonin e Prizrenit.
Ceremonia përkujtimore ishte e organizuar nën patronazhin e kryetarit të Dragashit z.Shaban Shabani ku dhe ky i fundit ka mirëpritur këshilltarë dhe drejtues të ndryshëm institucional.
Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Kosovë si dhe ministri Jadzilar me stafin e tij ku aty ishte edhe Kryetari i komunës së Mamushës zotëri Abdullahadi Krasniqi me stafin e tij.
Vlen të theksohet se në këtë tubim madhështor ishin të pranishëm edhe shumë shoqata dhe organizata joqeveritare nga Turqia.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.