Dhuna në familje është njëra nga dukuritë që ndodhë e raportohet më së shpeshti në vendin tonë. Ndërkaq viktimat e kësaj dhune janë gratë të cilat sulmohen nga burrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rasti i tillë ka ndodhur dje në Dragash, ku një burrë dyshohet se për shkaqe xhelozie e sulmoi gruan.
Policia ka njoftuar se viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti në polici po hetohet si “Dhunë në familje”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.