Zyra Regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, ka zhvilluar inspektimin e jashtëzakonshëm më 24 mars në regjionin e Prizrenit.
Inspektimi është bërë në fabrikat e përpunimit të mishit (FPM) dhe depot e komunave Prizren, Dragash dhe Suharekë, ku janë inspektuar gjithsej 12 subjekte, 10 fabrika të prodhimit të mishit dhe 2 depo ftohëse.
Për shkak të kushteve tekniko – sanitare dhe higjieno – sanitare janë mbyllur dy fabrika të prodhimit të mishit në Komunën e Dragashit. Në tri subjekte është hasur në produkte me afat të skaduar, të cilat nga ana e palës janë larguar nga përdorimi dhe si të tilla nuk kanë qenë për përdorim, dhe atë produkt mishi për përpunim – 753 kg, mish i ndarë mekanikisht (MDM) pule – 700 kg, kofshë pule – 75 kg.
Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim dhe koordinim me Zyrën Regjionale të AUV-it në Prizren, do të vazhdojnë me veprimet tjera sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit të tyre.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.