Komuna e Dragashit në raport me numrin e popullsisë vazhdon të ketë shkallën më të ulët të divorceve.
Sipas institucioneve shtetërore që merren me statistika për 7 vite (2010 – 1016) në komunën tonë ka në ndodhur plotë 128 divorce.
Viti 2010 ka qenë ai që më së shumti ka pasur “trazira” sociale ku janë regjistruar 36 divorce të çifteve, i pasuar nga viti 2016 me 22 divorce, ndërsa më fatlumi sipas të dhënave zyrtare llogaritet të jetë viti 2014 me vetëm tri ndarje.
Sa u përket grup moshave që i ka prekur ky fenomen, të rinjtë nga 20-24 vjet për shtatë vite llogaritet të kenë pasur 27 divorce.
Është për tu habitur fakti se edhe të moshuarit nga 60-64 vjet kanë pasur mosmarrëveshje që kanë rezultuar me ndarje, dhe në këto vite janë regjistruar 3 divorce./Opoja Sot
Tabela e ndarjeve në komunën e Dragashit, 2010-2016
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.