Të martën, më 11 dhjetor ishte dita e fundit e punës në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” në Dragash, përprofesorin Xhevdet Ibrahimi.
Pas rreth katër dekadave kontribut në këtë institucion arsimor, Xhevdet Ibrahimi lë ditarin duke shkuar në pension.
Kolegë dhe nxënës e përcollën atë me një ceremoni emocionuese, ceremoni këto që tashmë janë bërë tradicionale për punonjësit që dalin në pension.
Në një koktej rasti të organizuar nga drejtoria e SHML “Ruzhdi Berisha” ne Dragash, drejtori Shukri Nebiu në emër të stafit të shkollës ka falënderuar mësimdhënësin Xhevdet Ibrahimi për kontributin e dhënë në ngritjen e arsimit në Komunën e Dragashit.
Nga ana tjetër profesori Xhevdet Ibrahimi pasi u ka uruar punë të mbarë kolegëve të deritanishëm, ka shprehur dëshirën që nga kjo shkollë të dëgjojë vetëm fjalë të mira.
“Mbahuni mes veti. Dua të dëgjojë zërin e mirë të kësaj shkolle, gjithmonë, sepse është një universitet për Komunën e Dragashit”, ka thënë ndër të tjera Xhevdet Ibrahimi në fjalimin e tij para kolegëve të shkollës që kishte punuar.
Profesori Xhevdetmbahet në mend si një njeri i pakompromis në raport me kriteret e vlerësimit tënxënësve, përkundër presioneve të ndryshme.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.