Biografia e Dr.Feti Salihu
Dr.Feti Salihu, u lind me 04.03.1958 ne Bresanë të komunes se Dragashit.
Shollen fillore e filloi ne Bresanë dhe e vazhdoi ne fshatin Shajne, shkollen e mesme e kreu poashtu ne Dragash. Fakultetin e Mjekesise së përgjithshme e perfundoi ne vitin 1985 ne Universitetin e Prishtines ku mori titullin Doktor i Mjekesise dhe pastaj perfundoi edhe Specializimin ne vitin 2001 dhe mori titullin Specialist i Mjekesise Familjare.
Dr.Feti Salihu, karieren si mjek e filloi ne Berlin te Gjermanise ku punoi atje per nje vit, pastaj u kthye ne vendelindje dhe filloi punen si vulunter ne Spitalin regjional te Prizrenin dhe pastaj u kthye dhe u vendos deri ne pensionimin e tij ne vendelindje ne Dragash.
Ku fillimisht si mjek i ri punoi ne Qendren Kryesore te Mjekesise Familjare ne Dragash pastaj punoi edhe ne fshatin Blaç, Kosavë dhe Kuk duke u vendosur me ne fund ne fshatin e tij te lindjes ne Bresanë per me shume se 30 vite.
Dr.Feti Salihu ishte edhe mesimdhenes ne Shkollen e Mesme të Mjekesise “Luciano Motroni” paralelja e ndar ne Dragash (Bresane) gjate viteve te 90-ta, poashtu ishte i angazhuar edhe ne Shoqaten Humanitare “Nena Tereze” në Bresane ku punoi per disa vite ne Ambulancen Humanitare “Nenan Tereze” ne Bresane.
Poashtu Dr.Fetiu ishte edhe trajner per 4 vite i gjeneratave te para te shkollimit specialistik te mjekesise familjare ne Prizren dhe Gjakove, ku me kontributin e tij ndihmoi te dalin gjeneratat e para te Specialisteve te Mjekesise Familjare ne Kosove.
Dr.Feti Salihu gjithashtu dha kontribut edhe gjate kohes se luftes ne Kosove, duke u angazhuar aktivisht si mjek i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves gjate vitit 1999, ku edhe sot eshte i dekoruar me certifikaten e veteranit te luftes se UÇK-se.
Dr.Fetiu perpos angazhimit te tije personal, siq duket ai u kujdes qe trashegimin e tije mjekesore ta lere ne duar te sigurta, ku pas tije u kujdes te lere femijet e shkolluar ne lemin e Mjekesise duke filluar nga vajza e tije Dr.Erëza Salihu Ramadani (specialiste e gjinekologjise), djali Mr.Ph.Durak Salihu (magjister i Farmacise) dhe djali tjeter Lab.Kodran Salihu (Laborant i biokimise klinike), poashtu e gjithe kjo mbeshtetje erdhi edhe nga kontributi i pa kursyer i zonjes se tije infermjeres Zoje Tolaj Salihu ku edhe punuan per mbi 40 vite bashke.
©TVOPOJA
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.