Pas ndalesës nga FIFA, Bjellorusia cakton shtetin ku do të zhvilloj ndeshjen me Kosovën

Opoja.net Opoja.net Sport

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar se ndeshja e Kosovës si mysafire e Bjellorusisë do të zhvillohet në Greqi.

Kosova ka zhvilluar tashmë dy takime gjatë marsit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ku ka barazuar në të dy ndeshjet me rezultat 1-1, në udhetim te Izraeli dhe si vendas ndaj Andorrës.

Ndeshja e tretë e Grupit I do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë, por problemi qëndron në ndeshjen e katërt ndaj Bjellorusisë, e cila e ka të ndaluar nga FIFA të luajë si në territorin e tyre.

Megjithatë, lokacioni tashmë është caktuar nga Bjollorusia dhe lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Po na është konfirmuar që dueli do të zhvillohet në Greqi, por do të na njoftojnë ditëve të ardhshme se në cilin qytet apo stadium do të luhet”, ka thënë fillimisht Sahiti për Telegrafin.

“Opsion përveç Greqisë ka qenë edhe Turqia, por në fund Federata e Futbollit të Bjellorusisë ka vendosur për Greqinë”.

“Dëshira e jonë do të ishte që ndeshja të zhvillohej në Zvicër ose Gjermani, pasi do të kishim përkrahje të madhe nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këto vende”.

“Gjithsesi edhe në Greqi është mirë, pasi është afër dhe shumë tifozë nga Kosova besoj se do të marrin rrugë për të na përkrahur”, përfundoi drejtori i ekipit përfaqësues.

Ndryshe, ndeshja i takon raundit të katërt dhe është paraparë të zhvillohet me datë 19 qershor, ndërsa përveç Kosovës dhe Bjellorusisë në Grupin I për bëjnë pjesë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-