Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka vazhduar vizitat nëpër komuna të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Presidentja ka vizituar komunën e Dragashit , me ç’rast ajo është pritur nga kryetari i kësaj komune, Salim Jenuzi.
Presidentja Jahjaga, nuk është prononcuar për medie edhe gjatë kësaj vizite, ndërsa kryetari Salim Jenuzi, tha se për 9-të vite sa e udhëheq Dragashin, kjo është vizita e parë e një kryetari shteti që vjen në këtë komunë malore.
Ai thotë se i ka shprehur shqetësimet Presidentes për sfidat me të cilat përballet kjo komunë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Para Dragashit, e para e shtetit ndaloi në komunën e Mamushës, ku u prit nga kryetari Arif Bytyç dhe stafi i tij, shkruan Opoja.net.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.