Policia e Kosovës ka realizuar sot një ushtrim fushor në kampin ‘Vrella’ në Sllatinë, ushtrim ky i bashkërenduar dhe koordinuar edhe me zyrtarë të KFOR-it.
Në këtë ushtrim fushor morën pjesë njësitë e ndryshime policore si: Njësitë Speciale Operative, Njësitë për Trajtimin e Materieve Shpërthyese, Njësiti me Qenë, kadetë policor si dhe Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore.
Qëllimi i ushtrimit ishte:
– Testimi dhe prezantimi i kapaciteteve të Njësisë Speciale Operative (NJSO), në përkrahje të lehtë nga IEDD, Njësia K9 dhe DSHSH.
– Prezantimi i nivelit të përgatitjes, pajisjeve dhe metodave për menaxhimin e situatave të mundshme si incidente kritike në teren.
Tutje nga Policia e Kosovës u theksua se mbeten të përkushtuar në avancimin e ngritjes profesionale të zytarëve policor në fusha të ndryshme.
Të pranishëm në këtë ushtrim ishin ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, zyrtarë të KFOR-it si dhe zyrtarë të lartë nga stafi menaxhues i PK-së.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.