Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa (LALA), ka hapur fushatën sot edhe në Dragash, ku partnerët e koalicionit prezantuan programin qeverisës, kandidatin për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në ketë tubim lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit Avdullah Hoti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Pacolli tha se koalicioni i shpresës ofron kuadro që do të punojnë me dinjitet dhe profesionalizëm. Ai ka shtuar se koalicioni i shpresës nuk do ta zhvat dhe keqpërdorë asnjëherë pasurinë e qytetarëve të Kosovës.
“Ne do te shkojmë, krah për krah, së bashku me partnerët tanë dhe qytetarët e Kosovës dhe t’i plotësojmë kërkesat e tyre për një jetë të sigurt e me perspektivë”, ka thënë ai.
Pas fjalës së tij para qytetarëve Pacolli iu bëri thirrje atyre që ta votojnë kandidaten e listës e cila vjen nga ky rajon, Albena Reshitaj.
Ndërsa kandidati i koalicionit LDK- AKR -LD-Alternativa, për kryeministër Avdullah Hoti, ju bëri thirrje qytetarëve që t’i përkrahin njerëzit e punës e të nderit, të cilët janë bërë bashkë për ta formuar qeverinë më të mirë që do të ketë Kosova.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.