Osmani: Vendimtare që liberalizimi i vizave të përfundojë gjatë Presidencës çeke

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, ka përmendur rëndësinë që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë gjatë Presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë, prandaj llogarisim në mbështetjen çeke në këtë aspekt si bartëse e Presidencës së Këshillit të BE-së”, tha Osmani.

Krahas temës së liberalizimit të vizave, Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për Kosovën. Ajo ka theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian si dëshmi e përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për integrim evropian.

Ajo ka thënë se Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur që Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë”, tha Osmani.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-