Osmani uron Kurtin: Votimi i Qeverisë është reflektim më i saktë i vullnetit të qytetarëve

Opoja.net Opoja.net Kosova

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ai u zgjodh kryeministër i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani u shpreh se votimi i Qeverisë Kurti është reflektim më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve.

“Vërtetë sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, uroj që vendimet e politikat tuaja të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të vendit tone”, shkroi ndër të tjera Osmani në Facebook.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-