Osmani takon O’Brien, flasin për zhvillimet në dialog dhe rolin e SHBA-ve në suksesin e këtij procesi

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim siç ka njoftuar Osmani është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së si dhe zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin amerikan në këtë proces.

“Diskutim përmbajtjesor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-