Osmani në New York: Me mbështetjen e mërgatës sonë, Kosova do të jetë më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Osmani.

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka Osmani. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-