Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, , Kolokiumi M100 Sanssouci.
Përmes një komunikate për media njoftohet edhe se kjo konferencë është mbajtur në Potsdam të Gjermanisë.
Po ashtu njoftohet edhe se Osmani ka deklaruar se avancimi i rrugës euro-atlantike të Kosovës është i rëndësisë gjeostrategjike dhe se liberalizimi i vizave forcon kredibilitetin e Bashkimit Evropian.
“Presidentja Osmani: Avan cimi i rrugës euro-atlantike të Kosovës është i rëndësisë gjeostrategjike, liberalizimi i vizave forcon kredibilitetin e BE-së. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci që u mbajt në Potsdam të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.