Osmani ndau disa fotografi nga takimi, ndërsa shkroi shkurtimisht për takimin që e cilësoi si të rëndësishëm.
“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.”, shkroi Osmani në Facebook.
Në Zvicër, Osmani shkoi për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.