Osmani: BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës, janë të padrejta

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të largojë masat e vendosura ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media që e pati sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ajo është shprehur se këto masa janë të padrejta dhe po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

“Andaj sot kemi nevojë që Bashkimi Evropian t’i vlerësoj dhe t’i njoh këto arritje. Rrjedhimisht është edhe koha e fundit që edhe masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç që të padrejta, këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vet procesin e dialogun duke e bërë atë të pabalancuar, të pabarabartë dhe të pakredibilitet”, tha presidentja Vjosa Osmani.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-