Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e shënimit të 22 vjetorit të sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo datë ka ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë.
Ajo ka thënë se Kosova sot nderon viktimat e këtij sulmi dhe riafirmohen përpjekjet e vendit tonë për vlerat që definojnë miqësinë me Amerikën.
“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm. “, ka shkruar presidentja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.