“Opoja Vallëzon” edicioni i pestë, shtetet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

Opoja.net Opoja.net Kultura Opoja

Në komunën e Dragashit po organizohët edicioni i pestë me radhë i festivalit folklorik burimor “Opoja Vallëzon”, festivalit tradicional i cili këtë vit organizohet nën epitetin e festivalit ballkanik, festival ky me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri të ndryshme nga shtete të ndryshme ballkanike e më gjërë.

Festivali folklorik ballkanik i vallës “Opoja Vallëzon”, organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës z. Bexhet Xheladini, nga SHKA “Bresana” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kultur, Rini e Sport, mbeshtetur edhe nga Ministria e Kulturës, ky festival organizohet me qëllim të bashkimit dhe prezentimit të vlerave mbarëkombëtare në ditët e diasporës, organizim tre ditor me atmosferë të mrekullueshëme që tubon jo vetëm mërgatën por edhe banor nga e gjithë Kosova dhe Ballkani.

Festivali do të mbahet në ambient të hapur në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, me datë 21, 22 dhe 23 korrik, e çdo mbremje do të prezentojn shoqëri të ndryshme duke filluar nga ora 18:30.

Ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e këngtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ket karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat të dalluar të folklorit.

Në këtë edicion të festivalit mysafire do të jetë Janet Reineck, antropologe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të sjellë me vete 11 amerikanë të cilët do të mësojnë më shumë për kulturën dhe rajonin e Opojës në përgjithësi.

Pjesë e festivalit do të jetë edhe ekspozita me titull “Lehtësia e jetës” e autores Lena Marku nga Rieka / Kroaci.

Televizioni Opoja si sponzor medial ka mësuar se cilat janë shtetet pjesëmarrëse të cilat do të prezentojnë në edicionin e pestë të “Opoja Vallëzon”:

Hapja e Festivalit – SHKA Bresana

Ukraina – Folk Dance Ansamble “KVITY UKRAYINY”

Bullgaria – Folk Group “IZVORA” Elin Pelin

Mali i Zi – CAA “BIHOR” Petnjica

Kosova – AKV “DEÇANI” Deçan

Moldavia – Ansamble “MOSTENITORII” Nisporeni

Serbia (Sanxhaku) – CAA “MLADIH” Novi Pazar

Maqedonia Veriore – CAA “GOCE MARKOSKI” Skopje

Polonia – Mazurian Song and Dance Ensamble “ELK”

Mali i Zi – CAA “TEKSTILAC” Bijelo Polje

Turqia – “15 TEMMUZ ŞEHITLERI ANADOLU LISESI”

Shqiperia – Ansamble “DIBRA” Peshkopi

Mysafir: Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve “Maqedonia e Veriut”.

© Marrë nga TVOPOJA

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-