Për çdonjërin nga bashkëshortët Islami ka caktuar sistemin e përgjithshëm ku sqarohen obiligimet e gruas ndaj burrit, obligimet e burrit ndaj gruas dhe obligimet e përbashkëta. Nëse të martuarit i përmbahen këtij sistemi të përsosur Islam për kryerjen e obligimeve ndaj njëri-tjetrit, ata do të jetojnë një jetë të lumtur dhe në harmoni bashkëshortore që nuk do ta turbullojnë as vështirësitë, as problemet e ditës dhe as peripecitë tjera.
Obligimet e përbashkëta të bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit
1- të ndihmohen mes vehti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen dhe mjerimin aq sa kanë mundësi. Sa bukur i ka thenë Ebu Derda gruas së tij: “Nëse më sheh se jam hidhëruar, mundohu që të më pajtosh, nëse të shoh se je hidhëruar, atëherë do të mundohem të të pajtojë e nësë jo, atëherë mes nesh s’do të ketë shoqërim.
2-të ndihmohen në respektimin ndaj Zotit dhe t’ia rikujtojnë njëri-tjetrit devotshmërinë. Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate dhe armiqësi…”(El-Maide, 2). Në kohën e Selefus-Salih (tre gjeneratave të para pas të të Dërguarit) gruaja e mirë i është drejtuar kështu të shoqit kur ai ka dalë për në punë: “Frikësoju All-llahut dhe mos fito prej haramit, se ne i bëjmë durim urisë por kursesi s’mund të durojmë zjarrin e Xhehenmit.
3- të ndjejnë vehten se janë përgjegjës në formimin e familjes dhe edukimin e fëmijëve. Thotë i Dërguari: “Burri është barri në kopenë e tij dhe përgjegjës për familjen e tij. Dhe gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për famuiljen (fëmijët)” (Buhari, Muslim).
4- të mos i zbulojnë fshehtësitë e njëri-tjetrit dhe mos e përmendin bashkëshortin para tjerëve për gjëra të këqija Thotë i Dërguari: “Të mos e urrej burri gruan e ti. Në qoftë se ka ndonjë sjellje nga morali i saj që nuk e pëlqen, do të gjejë prapë sjellje të cilat do t’i pëlqejë” (Muslimi). E njëjta vlen edhe për gruan.
5- të jenë të sinqertë në premtime, mëshirë dhe besnikë në dashurinë për njëri-tjetrin, duke e pasur dashurinë vetëm për bashkëshortin/en dhe duke ulur shikimet nga gratë apo burrat e huaj. Thotë All-llahu, subahenhu ve teala: “Dhe njëri nga argumentet e Tij është që prej jush anë krijuar femrat që të qetësoheni pranë tyre, dhe që midis jush të lindin dashuria dhe mëshira…”(Er-Rum, 21). Gjithashtu All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të tyre se kjo është më pastër për ta…”(En-nurë, 30), që më pas në ajetin e ardhshëm të vijojë: “Thuaja edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e tupshme të tyre…”(En-nurë, 31).
Obligimet e burrit ndaj gruas
All-llahu, xhel-le shanuhu, në shumë ajete dhe nëpërmjet të të Dërguarit të tij ka caktuar drejtime të qarta sipas të cilave duhet të veprojë burri ndaj gruas, edhe atë:
1-Sjellja e mirë ndaj gruas dhe të çohet jetë e mire me te: burri duhet të mundohet të ndërtojë marrëdhënie të mira ndaj gruas së tij, sepse për këtë çështje i Dërguari ka urdhëruar në shumë hadithe të tij, ja një prej tyre: “Besimtar më i plotë është ai i cili ka sjellje të mire, ndërsa më të mire në mesin tuaj janë ata që sillen më së miri ndaj grave të tyre (Tirmidhiu, hasen-sahih). E për bashkëjetesën e mirë dhe në harmoni All-llahu, xhel-le shanuhu, i porosit burrat në Kur’an: “اoni jetë të mire me to. Nëse i urreni ato, kini durim, sepse ndodh që All-llahu të jap shumë të mira në jë gjë që ju e urreni”(En-Nisa, 19).
2-Të kuptojë nevojat, aspiratat, dëshirat e gruas dhe të argëtohet me te: Për këtë argument më të mire gjejmë tek i Dërguari, i cili kur u fejua me Aishen r.a që ishte shumë e re dhe akoma kishte qejf të luajë me shoqet e saj, ai i ka kërkuar shoqet e saj dhe i ka nxitur që të luajnë me Aishen, radijallahu anha, Apo i njohur është edhe rasti kur i Dërgauri ia ka lejuar Aishes, radijallahu anha, të shoh vallen e abisinasve me shtiza, e Aisheja, radijallahu anha, gjithashtu tregon se i Dërguari në shenjë argëtimi me të ka bërë gara vrapimi me të, e ndonjëherë ka fituar i Dërgauri, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ndonjëherë Aisheja, radijallahu anha, Xhabir ibën Abdullahu, radijallahu anhu, thotë se njeriu do të shpërblehet vetëm për disa lloje të hobive. Në mesin e tyre përmendi lojën dhe argëtimin me gruan, dresimin (stërvitjen) e kuajve dhe mësimin e notit.
3-T’i ndihmojë gruas në punë: burri vërtetë duhet ta bëjë këtë kur gruaja nuk mund t’i mbërijë të gjithë punët e shtëpisë apo kur është e sëmurë dhe e lodhur. Kur është pyetur Aisheja, radijallahu anha, çka ka punuar i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në shtëpi, ajo është përgjigur: i ndihmonte familjes, ndërsa kur dëgjonte ezanin shkonte (në xhami).
4-Të sigurojë furnizimin: burri është i obliguar në bazë të rregullave Islame që të mbajë gruan dhe të gjejë mënyra të lejuara të furnizojë familjen, edhe nëse gruaja ka mjete të mjaftueshme këtë ta bëjë vetë. Këtu hyjnë shpenzimet për ushqim, veshmbathje, barna si dhe shpenzimet për banim. All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “Babai i fëmijëve është i detyruar për t’i ushqyer e për t’i veshmbathur ata (gruan dhe fëmijtë e tij), ashtu siç është rregulli”(El-Bekare, 233).Transmeton Ebu Hurejra, radijallahu anhu: “Nga paratë që i jep: në rrugë të All-llahut, apo për lirimin e ndonjë robi, apo për ndihmën e ndonjë të varfëri, apo furnizimin e familjes tënde, shpërblimin më të madh do ta kesh për ato që shpenzon për famljen.” (Muslimi, sahih).
5- Të mbrojë gruan nga zjarri i Xhehenemit. Thotë All-llahu xh.sh.: “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarrë, lendë djegëse e të cilit janë nerëzit dhe gurrët…”(Et-Tahrim, 6). Omer el-Faruku pas zbritjes së këtij ajeti e pyeti të Dërguarin: “O i Dërguari i All-llahut, ne e ruajmë veten tone, po si është puna me familjen tone (si t’i ruajmë ato nga zjarri)” Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha:”T’i ndaloni nga ajo që i ka ndaluar All-llahu dhe t’i urdhëroni në ato që i ka urdhëruar All-llahu. Me këtë do të jetë mbrojtja mes tyer dhe zjarrit”.
5-Të ketë xhelozi për fenë dhe nderin e gruas. Burrat e ndershëm që i duan grate e tyre dallohen me mbrojtjen dhe xhelozinë ndaj tyre pikërisht për shkak të dashurisë ndaj tyre. Kurse prej vetive nga më të këqijat është mosprania e xhelozisë tek burri dhe zhdukja e krenarisë. Por sigurisht duke i pasur këto dy cilësi në kufjtë që i ka caktuar Islami.
Obligimet e gruas ndaj burrit.
Islami e ka urdhëruar edhe gruan që t’i kryejë disa obligime ndaj burrit të saj dhe se ajo është përgjegjëse para All-llahut, xhel-le shanuhu, nëse i lë ato pas dore. Gruaja ndaj burrit obligohet me:
1-Nënshtrim dhe respekt ndaj burrit në atë që është hallall. All-llahu, xhel-le shanuhu, përkitazi me këtë thotë: “Burrat janë përgjegjës ndaj grate, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, grate e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës”(En-Nisa, 34). Apo All-llahu, xhel-le shanuhu, edhe thotë: “…Dhe burrave ndaj tyre u takon përparësi…”(El-Bekare). transmeton Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i Dërguari ka thenë : ” Po t’i kasha yrdhëruar dikujt që t’i bëjë sexhde dikujt, do t’i kasha urdhëruar gruas t’i bëjë sexhde burrit”. (Tirmidhiu, hasen-garib), gjithashtu trasnmetohet edhe se: “Nëse gruaja i fal pesë kohët e namzait, agjëron Ramazanin, e ruan moralin e saj dhe i nënshtrohet burri të saj, do t’i thuhet asaj: hyn në Xhennet nga cilado derë” (Ibën Hibbani, Taberaniu, Ebu Nu’ajm, sahih). Por të sqrojmë se ky respekt dhe nënshtrim ndaj burrit lejohet vetëm në atë që është hallall, e nëse burri urdhëron gruan për ndonjë mëkat, atëherë ajo s’lejohet ta dëgjojë. Thotë i Dërguari : “Gruaja nuk do t’i nënshtrohet burrit në mëkate.” (Buhariu).
2- Falenderimi. Pas nënshtrimit dhe dëgjueshmërisë ndaj burrit, gruaja duhet të tregojë një falenderim të veçantë ndaj tij në atë që ai vepron ndaj saj. Tregon i Dërguari: “më është paraqitur xhehnemi, dhe pashë se gratë janë banorët më të shumtë (shumica e banorëve të Xhehenemit) sepse fshehin të vërtetën . ثshtë pyetur: “a fshehin ato besimin në All-llahun?” i Dërguari është përgjigjur: “Ato fshehin bamirësinë e burrave të tyre. Janë jo falenderuese në bamirësi. Po t’i bëni mire tërë jetën, dhe nëse vëren te ju diçka jo të këndshme thotë: Nuk kam parë prej teje kurrë të mira” (Buhari)
Imam Neveviu , jo falenderimin e gruas në të mirat e burrit, e konsideron nga mëkatet e mëdha.
3- Kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët dhe të ruan pasurinë e burrit dhe nderin dhe moralin e saj kur burri mungon në shtëpi. Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu, “…Prandaj grate e mira janë të dëgjueshme dhe në mungesë të burrit kujdesen për atë që kujdeset All-llahu”(En-Nisa, 24). Ndërsa i Dërguari thotë: “A t’ju tregojë se cila gjë është më e mire për burrin? Gruaja e mirë të cilën kur e shikon ajo me shikimin e saj e gazmon, nëse e urdhëron, ajo e dëgjon, kurse nëse nuk është i pranishëm, ajo e ruan dhe kujdeset për nderin dhe pasurinë e tij.” (Ebu Davudi, Nesaiu). E për edukimin e fëmjëve tregon Enesi, radijallahu anhu, se: “Shokët e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur i kanë përcjellë vajzat i kanë porositur që t’u shërbejnë burrave të tyre, t’ua japin hakun dhe t’i edukojnë fëmijët. E kur është pyetur Omeri, radijallahu anhu, se cilat janë obligimet e babait ndaj fëmiut, të parën e ka përmendur: “t’i gjejë një nënë të mire”, meqë nëna e mire di si ta edukojë fëmijën e saj.
4-Të ketë parasysh ndjenjat e tij dhe të mos e hidhërojë. Kështu burri duhet të shohë tek gruaja vetëm atë që e do, të mos dëgjojë nga ajo vetëm se fjalë të mira, dhe të mos vërejë tek ajo vetëm se atë që e gazmon. Gruaja e mirë burrit i shfaq vetëm gjërat që e gëzojnë, siç është buzëqeshja, argëtimi i burrit pastaj edhe zbukurimi, pispillosja, parfumosja vetëm përpara burrit. Gruaja e mirë edhe nuk e hidhëron dhe shqetëson burrin e saj, i Dërguari thotë: “Asnjë grua nuk do ta shqetësojë burrin e saj në këtë dunja e Hyrija e Xhenetit të mos thotë: Mos e shqetëso, All-llahu të vraftë! Ai te ti është vetëm shkurtë ndërsa së shpejti do të të lërë dhe do të vijë tek ne” (Tirmidhiu, Ibën Maxhe, Ahmed).
Nëse një grua është e tillë dhe i plotëson të gjitha këto, atëherë le të më merrë siharriq fitimin e faljes së All-llahut dhe Xhenetin e tij, sepse i Dërgauri, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thenë: “Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në Xhennet” (Tirmidhiu, Ibn Maxhe) apo duke i përshkruar cilësitë e gruas që fiton Xhenetin edhe thotë: “Gratë e juaja banore të Xhenetit janë të dashurat, që lindin dhe që u ndihmojnë burrave të tyre, ajo e cila kur hidhërohet, vjen dhe e kap burrin për dore e thotë: nuk më kaplon gjumi derisa (ti) të jesh i kënaqur me mua.”
Këto janë mundësi të arta për gruan fetare, e sidomos për ato që i kanë edhe burrat besimtarë e që nuk kërkojnë prej tyre përveç asaj që All-llahu dhe i Dërguari ua ka caktuar. E atëherë le të kujdeset gruaja fetare që kërkon mëshirën, faljen dhe Xhenetin e All-llahut subhanehu ve teala të pajiset me këto cilësi që t’i realizojë aspiratat e saja për botën e ardhshme. Lutja jonë e fundit është: Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të Botërave.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.