Nuza ndan drejtësinë në takimin e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës

Opoja.net Opoja.net Sport

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet RFS – Hibernians, lajm për të cilin Demokracia.com raportoi ditë më parë.

Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj gjithashtu do të jenë asistentë të Nuzës në atë takim. Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu, shkruan Demokracia.com.

Ky takim zhvillohet të enjten në orën 18:00, në Letoni.

Delegimi nga UEFA ë në këtë fazë të garave është një vlerësim i madh që i bëhet gjyqtarëve tanë, të cilët dita-ditës po dëshmojnë gjithnjë e më shumë kualitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-