Një i ri shkoi tek mësuesi i tij shpirtërorë dhe i tha: “Mësuesi im, ti më ke këshilluar që gjithmonë në mendjen time të përsëris frazën: “Unë dua gëzimin në jetën time!”
Këtë fjalë e përsëris çdo ditë të jetës sime, ndërsa gëzimin nuk e shoh askund e as që ekziston. Unë edhe më tej jam i vetmuar siç kam qenë edhe më parë. Çfarë të bëj tani?”
Mësuesi i urtë me qetësi vendosi para djaloshit disa gjëra që kishte aty afër – lugën, gotën dhe qiriun – e i tha:
– Më thuaj, cilën nga këto gjëra do të kishe dashur ta kesh?”
– “Gotën” – ia ktheu djaloshi.
– “Thuaje këtë pesë herë” i tha mësuesi i urtë.
Unë e dua gotën unë e dua… – djaloshi e tha këtë pesë herë.
– E sheh, i tha mësuesi, mund ta përsërisësh edhe miliona herë të njëjtën frazë, mirëpo nuk mund ta kesh atë që e dëshiron. Duhet ta zgjatësh dorën dhe ta marrësh! Vetëm fjalët nuk mjaftojnë, duhet të veprosh diçka.”
Një ngjarje që të jep mesazhe të mahnitshme në jetën e përditshme. Ajetet kuranore, hadithet e Muhamedit a.s si dhe mendimet e dijetarëve muslimanë na mësojnë se asgjë nuk bie e gatshme nga qielli. Nëse duam të kemi diçka duhet të punojmë për ta arritur.
Për t’i fituar të mirat e kësaj bote dhe Botës tjetër duhet të angazhohemi dhe të punojnë. Allahu nuk ia humb mundin askujt. I Madhërishëm thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai”. (Mulk 15).
Përshtati: Arsim Dauti
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.