Një tjetër shërbim i është shtuar Google Maps, i cili ka për qëllim të na informojë për cilësinë e ajrit në zonën ku jetojmë.
Shërbimi i ri quhet “Air Quality” dhe me hapjen e aplikacionit ai lokalizohet lehtësisht përmes butonit që ndodhet në pjesën e sipërme djathtas të ekranit të smartfonit.
Me këtë shërbim, përdoruesi informohet për nivelet e mikrogrimcave (PM 2.5) që gjenden në atmosferën e një lokacioni, në mënyrë që ai të marrë masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e tij.
Për të ofruar këtë shërbim, Google punon me kompani të specializuara në matjet e cilësisë së ajrit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.