“Nuk jam kundër investimit”, Klopp lë hapur derën e transferimit të Bellingham

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur sot (e premte) për nënshkrimin e mundshëm të mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Liverpooli do të luajë të hënën ndaj Aston Villas dhe trajneri i tyre Klopp u pyet për blerjen e Bellingham në afatin kalimtar të janarit.

“Unë jam njeri i gabuar që pyetem, nuk e di, janari në situatën tonë është një afat kalimtar ku jemi gjithmonë të përgatitur, kështu është”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Është e qartë se çfarë idesh kemi dhe si është domosdoshmëria nga këndvështrimi ynë. Të gjitha të tjerat nuk janë 100 për qind në duart tona. Ne gjithmonë punojmë me atë që kemi dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

“Nuk e di se sa para ju duhen saktësisht, por nuk jam kundër investimit për të qenë i sinqertë”.

“Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja. Askush nuk e di për momentin, por unë jam i bindur se do të jetë mirë dhe e ardhmja është e ndritshme për ne”.

“Për momentin duhet të rregullojmë të tashmen dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë”, përfundoi trajneri i Reds.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-