Sot është përvjetori i rënies së njërit prej ushtarëve më të dalluar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Ilmi Bahtijarit nga fshati Blaç i Komunës së Dragashit. Ilmiun sot e ka kujtuar vëllai i tij, Nuri Bahtijari, i cili në në një status në Facebook ka shkruar:
“Sot u bënë 20 vite nga rënia heroike e vllaut tim,Heroit të Kombit Ilmi I. Bahtijari.
Lavdi ty ,vllai im Hero dhe gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun tone te shtrejte!
Të faleminderit për dashurin dhe krenarin qe i ke dhënë Kosovës në Koshare.
Nuriu me Familje.”
Ilmi Bahtijari ishte pjesëtar i Brigadës 128, dhe jetën e tij për lirine e këtij vendi e dha më 15 maj 1999, në Koshare, ku ishte dërguar në thyerjen e kufirit me njësitin e tij.
Sot, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët e fshatit Blaç mban emrin e tij, në nderim të veprës së lavdishme për lirinë e atdheut./Opoja.net
———————
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.