Një vit e gjysmë burgim personit që kanosi gjyqtaren në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Me një vit e gjysmë burgim është dënuar O.M. për kanosjen e gjyqtares Nj.B. në Degën e Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash.

Siç ka njoftuar Themelorja në Gjakovë, i akuzuari e kishte kanosur gjyqtaren më 26 prill 2024.

Në njoftim thuhet se kërcënimet kanë nisur që nga korridori i gjykatës dhe kanë vazhduar në sallën e gjykimit.

“I pandehuri O. M., është shpallur fajtor se me datën 26 prill 2024, në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit – Dega në Dragash, i pandehuri me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e saj, të dëmtuarën – gjyqtaren Nj. B., në atë mënyrë që ditën kritike, derisa ishte duke qëndruar në korridorin e kësaj gjykate fillon të bërtas dhe kërcënoi, veprime të cilat i ka vazhduar në sallën e gjykimit dhe kur e dëmtuara-gjyqtarja e çështjes si pasojë e këtyre sjelljeve, ia tërheq vërejtjen të pandehurit , i njëjti i drejtohet me fjalë kanosëse ‘a je ti në mend, a je tu e ditë çka je tu fol, je tu shti me u vra dy familje’ dhe në momentin kur gjyqtarja merr vendim që i njëjti të largohet nga salla e gjykimit, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse, ‘unë me ty kam me u marr vesh privatisht’, me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-