Një person i dërgon në bankë 1,000 euro të falsifikuara, policia në kërkim të tij

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Një person ka dorëzuar në një bankë private në Pejë dy kartëmonedha me vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

“Rr. Mbretëresha Teutë. Pejë 29.09.2022 – 14:30. Ankuesja kosovare, zyrtare në një bankë private, ka njoftuar policinë se ka pranuar nga një klient dy kartëmonedha në vlerë nga 500 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raport./Front Online

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-