Një muaj arrest shtëpiak ndaj zv/komandantit të Policisë në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika Opoja

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Elami Seferit, zv/komandant i Policisë së Kosovës në Dragash, me vendbanim në Lubovisht – Komuna e Dragashit.

Sipas Gjykatës, i pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 01.05.2017, rreth orës 11:00, në fshatin Brodosanë Komuna e Dragashit, si person zyrtar, nuk e përmbush detyrimin e tij në kuadër të kompetencave që ka.

I pandehuri, sipas gjykatës, “keqpërdor pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që pas përgatitjeve të ekipit në përbërje prej nëntë personave, me qëllim të kryerjes së planit rreth zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e të dënuarit me iniciale M.Q., pasi shkojnë në shtëpinë e të dënuarit, i dënuari e nxjerr revolen duke kundërshtuar zbatimin e urdhrit, reperton dy herë armën duke kërkuar të komunikoj vetëm me togerin me iniciale E.S.”.

“Togeri jep urdhër që të tjerët të dalin jashtë dhe mbetet vetëm me të dënuarin duke e bindur që ta lë armën dhe të mundësojë ekzekutimin e urdhëresës. Togeri e lejon që të hyjë brenda në shtëpi, me pretekst për t’u veshur i dënuari dhe pas një kohe bashkëshortja e të dënuarit e njofton se kishte ikur, derisa i pandehuri me iniciale E.S. nuk ndërmerr veprimet në vijim që i takojnë sipas detyrës zyrtare, në drejtim të ekzekutimit të urdhëresës-zënien e të dënuarit dhe jep urdhër ekipit policor për tërheqje nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Me këto veprime, sipas Gjykatës, i pandehuri me iniciale E.S. dyshohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 parag.1 të KP-së.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-