Sot, ekipi i FSK-së i udhëhequr nga kapiten Naim Bajraktari vizitoi komunën e Dragashit.
Ata ishin me stafin ushtarak të ambasadës së SHBA në Prishtinë.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte intervista me përfaqësuesit e komunës së Dragashit dhe banorët e fshatit Restelicë me qëllim të ofrimit të ndihmës dhe zhvillimit të marrëdhënieve në mes të qytetarëve të Dragashit dhe FSK-së.
Nënkryetari Selami Saiti i cili përfaqësonte komunën Dragash i informoi mysafirët për të gjitha problemet me një theks të veçantë mbi problemet me rrëshqitjen e dheut në fshatin Restelicë.
Pas takimit në komunën e Dragashit, së bashku vizituan vende kritike të shkaktuara nga rrëshqitja e dheut dhe gurve në hyrje të Restelicës.
Pastaj ata shkuan në shkollën fillore ku biseduan me drejtorin dhe punonjësit e shkollës.
Pas kësaj, ata biseduan me banorët të Restelicës rreth problemeve të ndryshme.
FSK-ja ofroi ndihmë dhe premtoi të vizitojë Restelicën përsëri me një ekip ekspertësh për të zgjidhur problemet aktuale.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.