Një dua për syfyr

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

“O Zoti im! O Mbrojtësi, Kujdestari i afërt dhe Miku i besimtarëve;

O Allah, jepi shpirtit tim devotshmëri dhe pastroje, se Ti je më i miri prej atyre që e pastrojnë. Ti je Kujdestari dhe Mbrojtësi i tij.

O Allah, kërkoj strehim te Ti nga dituria e padobishme, nga zemra që nuk ta ka frikën, nga shpirti që s’ngopet, dhe nga lutja që nuk merr përgjigje.

Më bëj prej eulijave ( të dashurve) Tu si në këtë botë, ashtu dhe në tjetrën. Më bëj prej robërve Tu të mirë dhe mos më ndërro, por më përdor vazhdimisht në atë që Ti je i kënaqur.
Ma mundëso të shkëputem prej të gjitha lidhjeve që e pengojnë lidhjen me Ty. Ti je Kujdestar im i afërt në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-