Nga dhjetori Facebook do të sjellë këto ndryshime në profilin tuaj

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Nga muaji dhjetor në llogaritë personale në rrjetin social Facebook nuk do të gjeni më të dhëna si pikëpamjet politike, përkatësinë apo besimin fetar, interesat seksuale, etj.

Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook, ne po heqim disa fusha të profilit: të interesuarit, pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike dhe adresat. Ne po u dërgojmë njoftime personave që kanë plotësuar këto fusha, duke i njoftuar se do të hiqen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Të dhëna të tilla shiheshin si të vjetëruara në Facebook përvec faktit se zbulojnë shumë nga të dhënat personale, gjë që rrjetet e tjera sociale nuk i kanë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-