Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për ditët e ardhshme. Sot do të vazhdojë vaksinimi i pacientëve të hemodializës.
Pacientët me hemodializë që jetojnë në Prishtinë do të vaksinohen në qendrën “1 Tetori”, ndërsa ata nga komunat tjera duhet të vaksinohen në njësitë e vaksinimit nëpër QKMF.
Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.
Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.
Vërejtje:
Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.