Për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani, disa qytetarë kanë paralajmëruar protestë nesër, para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
Kështu thuhet në një grup që është hapur në Facebook, pikërisht për këtë çështje, shkruan Sinjali.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, nga ora 14:00.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.