Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e radhës ditën e nesërme, duke filluar nga pra 10:00.
Kështu është njoftuar me anë të një komunikate, ku është dhënë edhe rendi i ditës, pjesë e së cilit janë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë:
Media
Lënda: Njoftim
Data: 24 nëntor 2022
Dita: E enjte
· Seanca plenare e Kuvendit
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 10:00
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 24 nëntor 2022
Dita: E enjte
· Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 14:00
Rendi i ditës
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.