Të gjithë e dimë se sa e dobishme është konsumi i çajit në rast të ftohjes, prandaj kemi sjellë për juve 4 prej më të mirëve!
Studimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin, megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes. Disa nga më të mirët janë:
1.Çaji i mentes – gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale.
2.Çaji i kamomilit – lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt anti-inflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.
3.Çaji i boronicës – është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.
4.Çaji i xhenxherit – është i preferuari i këngëtarëve për të zbutur fytin për shkak të përbërësve anti-inflamator, që mund të ndalojnë mikroorganizmat të përhapin infeksionin. Xhenxhefili lehtëson të vjellat gjithashtu.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.