Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tregun e Kafshëve në Prizren, ku si pasojë e një shpërthimi me granatë dore kanë mbetur të lënduar nëntë persona, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se nëntë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal.
Sipas Gashit, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim policor, pasi janë arratisur nga vendi i ngjarjes.
“Sot me date 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e pare është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, thanë nga Policia.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.