Nënpunësit  Komunal të Dragash-it orarin e punës e bëjnë në kafenet lokale 

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Nëse të qon nevoja për ndonj punë në komunën e Dragashit , kohën e fundit  nuk do të gjesh një përgjigiie as te kryesh punën për se ke shkuar , kjo pasi nënpunesit komunal gjatë orarit të punës nuk  gjendet në ofiçinat e tyre por  në kafenet lokale aty afër ose nëpër rrugë .

Kohën  e fundit ka filluar nje fenomen i shpesht tek nënpunesit komunal(shërbyes civil) të Dragashit ku ata jo që nuk janë në shërbim të qytetarve por poashtu nuk e respektojn as orarin e punes të përcaktuar me ligj për të cilin ata paguhen  . Gjatë një investigimi që ne kemi bërë në komunë del e vërteta se nënpunësit komunal një pjesë e mirë e tyre nuk i gjetëm fare në zyrat e tyre gjate orarit të punës , se ku gjendeshin ata  më pas e kuptuam ku edhe i takuam neper lokalet e Dragashit .

Arsyet pse ndodhe kjo dukuri  mund të jenë të llojeve të ndryshme që për momentin nuk kemi mundur ti sqarojm zyrtarisht edhe pse kemi kërkuar një prononcim nga zyra e personelit të komunës së Dragashit .

Gjatë një bisede me qytetar të komunes se Dragashit të cilët janë të zgjënjyer me këtë qështje thanë  që  kjo që po ndodhe është papërgjegjesi, papërgjegjësi e këtyre nënpunsve pasi ata paguhen me parat e taksapaguesve të Dragashit  dhe obligohen me ligj që të jenë në punë brenda orarit 8 orësh.

Kjo papërgjegjësi nuk bie mbetet vetëm mbi  nënpunsit komunal që e bojkotojn punën por edhe aq mbi udhëheqësit e  tyre të cilët do të duhej të kenë kontroll mbi ta.

Se ku qëndron stimulimi për bojkot të orarit të punës qytataret mendoj në  udhëhqësit komunal .

Për këtë lloj papërgjegjsije qytetarët nuk lënë pa i akuzuar udhëheqës komunal ku ata thonë se janë vetë udhëheqsit komunal kaotik dhe si pasoj e kësaj edhe nënpunësit jane të pa orientuar dhe pa kotroll .

,,Nënpunësit dhe zyrtarët të cilët punojn ne komunë duhet ti nënshtrohen ligjit dhe regullave të brendshme komunale mbi detyrat dhe përgjegjësit që ata kanë në  një  punë zyrtare , poashtu  përveq ligjit ata i obligon edhe përgjegjësia publike  ata janë sherbyes publik dhe jane te obliguar 8 orë të qendrojn në zyre pasi ata paguhen për këtë punë nga parat e taksapaguesve të Dragashit dhe për këtë duhet shërbyer ata,,tha një Maksut Misini jurist .

Mbetet në të ardhmen të shihet nëse kjo dukuri jo e këndshme për qytetarët do të evitohet  apo do të mbetet e njëjt .

Ne shpresojm në zgjidhje .

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-