Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren janë kapur 61 lëmoshë kërkues, shtetas të Shqipërisë dhe të përkatësisë rome.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Rambuje”, ku gjatë kontrollit në një shtëpi janë gjetur 34 persona (15 meshkuj dhe 19 femra) që janë dërguar në gjykatë, ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Jeta e Re”, ku janë kapur 14 persona (8 meshkuj dhe 6 femra), të cilët me urdhër të gjykatës janë depërtuar në Shqipëri.
Kurse, në rrugën “Ersam Mazreku” herët në mëngjes, janë shoqëruar në polici 13 persona (8 meshkuj dhe 5 femra), të cilëve u janë konfiskuar pasaportat, respektivisht letërnjoftimet, për të siguruar praninë e tyre në gjykatë më datën 25.04.2016.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.