Në ambientet e Terminalit Doganor Ndërkombëtar në Prizren, të enjten janë asgjësuar rreth 21 ton mish, kryesisht i pulës, nga autoritetet përkatëse.
“Me datën 5 korrik, nga inspektorë të veterinarisë kufitare të angazhuar në Doganë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mishit me afat të skaduar që vend të origjinës kishte Anglinë. Me të vërejtur këtë, janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mishit i cili kryesisht përmban kofsha të pulës, të cilin sot po e asgjësojmë, duke mos lejuar plasimin e tij në treg”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi.
Thaçi nuk e bëri publik emrin e kompanisë e cila kë bërë importimin e këtij mishi me afat të skaduar, duke shtuar se rasti tashmë do të procedohet në gjykatë, pasi që sipas tij edhe në të kaluarën kanë ndodhur raste të ngjashme, ku importuesi nuk ka qenë në dijeni për qëndrueshmërinë e produkteve.
“Pas asgjësimit , mishi do të groposet në Deponinë e Dragashit, në prani të zyrtarëve të organeve të policisë, doganës dhe atyre të ushqimit dhe veterinës”, tha Thaçi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.