Dy vëllezër nga fshati Bellobrad i Dragashit kanë humbur jetën brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Dragashit, Ramadan Jashari, vëllezërit u dërguan për trajtim direkt në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Ata nuk kanë kërkuar fare ndihmë mjekësore në qendrat e komunës sonë, por drejtpërdrejt kanë shkuar në Spitalin Regjional të Prizrenit ku janë trajtuar një kohë, por fatkeqësisht brenda dy-tre ditëve të trajtimit spitalor të dytë kanë humbur jetën”, thotë për RTK-në Ramadan Jashari, përcjell Telegrafi.
Dy vëllezërit kishin një diferencë në moshe prej katër vitesh dhe vetëm njëri vuante nga sëmundje tjera tregon nipi i tyre Xhemail Kalanderi.
“Shemsedin Qafleshi kishte edhe sëmundje tjera kronike prej disa vitesh. Në Spitalin e Prizrenit i kemi dërguar ditën e diel ku është pranuar nga mjekët kujdestarë. Deri në ditën kritike është trajtuar në mënyrë shumë korrekte. Falënderoj gjithë personelin për kujdesin ndaj tyre…Ditën e premte i janë shfaqur problemet më të mëdha. Deri atë ditë nuk kanë pasur shumë probleme”, deklaron për RTK-në Xhemail Kalanderi.
Nga marsi deri më tani në Komunën e Dragashit kanë humbur jetën 18 persona, thotë drejtori Ramadan Jashari./Telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.